Alioski me nota pozitive pas sfidës me Arsenalin

Pa marë parasysh situatën me përjashtimin e Nikolas Pepe, reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski, është në qendër të vëmendjes të opinionit në Angli , pasi që kishte një përformancë të jashtëzakonshme ndaj Arsenalit në Premier Ligë. Alioski ishte njëri ndër më të mirët në ekipin e Marselo Biellsas, ndërsa pjesa statistikore e konfirmon një gjë të tillë.
Për 90 minuta lojë , Alioski kishte 92 prekje me topin, 60 nga 67 asiste përfunduan në cakun e dëshiruar, duke fituar 9 duele të drejtpërdrejta. Alioski dy herë asistoi në rastet konkrete për Lidsin, ndërsa dërgoi edhe një goditje në sfidën me Arsenalin, që u mbyll me barazim 0-0. Ndërkohë me shumë mjeshtri detyroi reagimin e Nikolas Pepe, që u largua me karton të kuq.