Alioski në ekipin ideal të mediumit prestigjioz britanik

Ezgjan Alioski, u gjetë në ekipin ideal të garave në grupe të Kampionatit Evropian, sipas BBC. Xhani morri notat të më të larta nga mediumi britanik dhe u gjetë në mbrojtjen defanzive së bashku me Leonardo Spinazolën nga Italia dhe Simon Kjaer nga Danimarka.

Alioski shkruajti historikun si shqiptari i parë me fanellën e Maqedonisë së Veriut që ka shënuar gol në një event të madh sportive siç është Kampionati Evropian. Alioski ishte autor i golit të vetëm në disfatën 1-2 nga Ukraina, ndërsa zhvilloi të gjitha 3 sfidat në EURO 2020.

Ekipi ideal i BBC nis nga portiere Kasper Shmajhell, ndërsa në mesfushë janë Klih nga Polonia, De Bryjne nga Belgjika dhe Lokateli nga Italia. Ndërkohë sulmi përbëhet nga Imobile i Italisë, Lukaku i Belgjikës dhe Isak nga Suedia.

LEXO EDHE:

Back to top button