Aliti: Qëllimi jonë ishte që të shpëtojmë sa më shumë jetë njerësish

Uka Aliti nga njësiti zjarrfikës i Tetovës në një deklaratë për media u shpreh se ai bashkë me ekipin e tij të zjarrfikësve në vend ngjarje kanë arritur 4-5 minuta pas shpërthimit të zjarrit dhe kanë bërë përpjekje maksimale për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish.
“Prioritet i ynë ishte që njerëzit si pacientët të cilët trajtoheshin në atë spital t’i nxjerrim sa më shpejtë. Numrin e saktë nuk mund ta them dhe nuk mund ta di meqenëse secili zjarrfikës i cili ishte në detyrë dhe që kryente obligimet e tij mundoheshim sa më shumë të nxjerrim, numrin e saktë nuk mund ta di”, ka thënë ai.
Aliti ka bërë të ditur se gjatë operacionit në ndihmë u kanë dalë edhe mjekë e infermierë dhe qytetarë të cilët ishin përreth vendit të ngjarjes.
“Ne për 4-5 minuta veç kemi arrit në vendin e ngjarjes pas paraqitjes së zjarrit, por vetëm një detonim kemi arrit ta dëgjojmë dhe atë mendoj nga rryma elektrike që ndodhi, ndërsa thuhet që ka pasur edhe një detonim tjetër nga ndonjë bombole e oksigjenit, por duke marrë parasysh që oksigjeni nuk është ndezës dhe nuk është i rrezikshëm, oksigjeni është vetëm si forcues derisa eksplodon bombola e oksigjenit, ajo është si forcues apo i jep fuqi zjarrit të përhapet. Mirëpo me intervenimin tonë në dy anët e objektit, meqenëse dy automjete kemi hyrë Brenda në hapësirat e spitalit dhe me një automjet faktikisht katër ekipe kemi qenë të formuara për këtë rast, kemi fut zjarrin nën kontroll shamë shpejtë”, ka thënë ai.