Alkaloid, 700 mijë euro për laboratorët e rinj

Alkaloid, 700 mijë euro për laboratorët e rinj

Kompania farmaceutike Alkalod ka lëshuar në përdorim laboratorët e rinj për kontroll të cilësisë, hulumtim, zhvillim dhe regjistrim në një sipërfaqe prej 400 m², në segmentin e prodhimit të produkteve kozmetike në Gjorçe Petrov. Projekti i ri në vlerë 720.000 euro, është realizuar në përputhje me kushtet më moderne të funksionimit për punë laboratorike dhe për përpunimin e të dhënave. Markat e njohura të “Alkaloid” -Becutan, Sattwa, Young derm, Black up, Gloss – të prodhuara sipas praktikës së mirë të prodhimit dhe laboratorit, tani do të kenë pajisje të reja laboratorike për të kontrolluar dhe monitoruar cilësinë e tyre. “Këto ambiente të reja laboratorike, synojnë pritshmëri të larta në lidhje me cilësinë e produkteve tona kozmetike dhe të krijojnë produkte të reja në përputhje me nevojat e trendeve moderne në kozmetologji”, tha Zhivko Mukaetov, drejtor i përgjithshëm dhe kryetar të Bordit të Drejtorëve të “Alkaloid”. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button