Alkaraz: Kjo është ndeshja më e keqe që kam luajtur ndonjëherë

Tenisti i tretë në botë, Karlos Alkaraz ka pësuar një disfatë të papritur në raundin e dytë të turneut Masters 1000 ATP në Sinsinati ndaj veteranit francez, 37-vjeçarit Gael Monfils. Ky ishte gjithashtu turneu i parë i spanjollit pasi fitoi së fundmi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Bartësi i dytë i Masters në Sinsinnati fitoi setin e parë 6:4 të enjten, dhe më pas dueli u ndërpre për shkak të shiut në rezultatin 6:6 në setin e dytë.Monfils në vazhdim e fitoi atë set për rezultatin 1:1, e më pas edhe setin e tretë me rezultat 6:4 për të marrë fitoren e madhe.

“Kjo është ndeshja më e keqe që kam luajtur ndonjëherë”, ka thënë Alkaraz pas ndeshjes.

Në një moment gjatë ndeshjes, Alkaraz me sa duket humbi durimin dhe furishëm goditi sipërfaqen disa herë me të gjitha forcat derisa e deformoi plotësisht reketin. I riu spanjoll rrallë reagon në këtë mënyrë, ndaj ka habitur shumë fansa.

LEXO EDHE:

Back to top button