Alkaraz: Trofe i veçantë, është i pari në sallat e mbyllura

Tenisti spanjoll Karlos Alkaraz fitoi turneun ATP-500 të Roterdam (Holandë). Në finale, numri 3 në botë, mundi australianin Aleks de Minaur me 2-1 në sete ose 6-4, 3-6, 6-2 në geme. Ky është suksesi i parë sezonal për spanjollin, ish-numrin 1 në botë.
“Ky është një trofe i veçantë për mua, pasi është i pari në sallat e mbyllura. Kjo tregoi s emund të bëj mirë në të tilla sipërfaqe. Ky sukses dhe ky turne më ka ndihmuar shumë për të ardhmen time”, tha Alkaraz.
Për femra, tenistja zvicerane Belinda Bençiç, fitoi turneun WTA-500 të Abu Dhabi, titulli i nëntë në karrierën e saj. Në finale, ajo mundi 2-1 me përmbysje amerikanen Eshlin Kruger (4-6, 6-1, 6-1).
Këto ishin turnetë e parë “big” për tenistët që pas përfundimit të Grand Slam të Australian Open.