Alkooli përmirëson shëndetin e zemrës sepse redukton stresin

Alkooli përmirëson shëndetin e zemrës sepse redukton stresin

Konsumimi i moderuar i alkoolit mund të çojë në shëndet më të mirë të zemrës, megjithëse shkencëtarët nuk kanë qenë ende të sigurt për arsyen që qëndron pas kësaj. Deri më tani janë vërtetuar rreziqet shëndetësore të pirjes së alkoolit, si rritja e rrezikut nga kanceri, plakja neurologjike etj. Pra, pse efekti i alkoolit në zemër është i ndryshëm?

Hulumtimi i ri nga një spital në Massachusetts tregon një arsye të mundshme pse alkooli mund të jetë i mirë për shëndetin e zemrës: ai redukton stresin dhe në këtë mënyrë mbron zemrën.

Studiuesit nxorën përfundimet e tyre bazuar në të dhënat e mbi 50,000 njerëzve. Analiza shtesë u bënë në skanimet e trurit të 1000 pjesëmarrësve, të cilat konfirmuan se njerëzit që më parë kishin ankth kishin një shans 40 për qind më të ulët për të zhvilluar sëmundje të zemrës nëse pinin alkool në moderim.

Megjithatë, shkencëtarët gjithashtu theksojnë efektet e këqija të alkoolit në shëndetin e përgjithshëm dhe rekomandojnë mënyra të tjera për të reduktuar stresin, siç janë ushtrimet dhe gjumi më i mirë.

LEXO EDHE:

Back to top button