“All Star 2021”, i takoi skuadrës së Lebron Xhejmsit

Ndeshja “All-Star” në kuadër të NBA 2021 ka ërfunduar në të mirë të skuadrës së Lebron Xhejmsit, që mbylli takimin me 20 pikë diferencë ndaj ekipit të Kevin Durantit, pran rezultatit 170-150.  Si çdo herë tjetër, ndeshja e All-Star 2021 kishte basketbollistë cilësorë të cilët u ndeshën ndërmjet skuadrave të përzgjedhura nga LeBron Xhejms dhe Kevin Durant.

 

Skuadra e XHejmsit kishte në përbërje basketbollistë tejet cilësor si: Antentokounmpo, Jokic, Donçiç dhe Kerr, ndërsa skuadra e Durantit ishte e përbërë nga: Leonard, Tatum, Uillamson, Beal, Irving dhe Harden. Ndërkohë Kevin Durant nuk u paraqit fare këtë ndeshje shkaku i një lëndimi të pësuar më parë.

Basketbollistët më të dalluar për skuadrën e LeBron në këtë ndeshje ishin Antentokounmpo me 35 pikë, 7 kërcime dhe 3 asiste, Lillard me 32 pikë, 2 kërcime dhe një asist, dhe Stefon Keri me 28 pikë, 4 kërcime dhe 4 asite. Për skuadrën Durantit më të dalluar ishin Beal me 26 pikë, Irving me 24 pikë dhe Harden me 21 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button