“ALL STAR 2021” në Indianapolis, pa spektatorë?

Edicioni nr.70 i “All Star Game”, që duhet të zhvillohet më 14 shkurt 2021 në Indianapolis, rrezikon të mos zhvillohet si pasojë e pandemisë “Covid-19”. Sipas ESPN, ende nuk është marrë një vendim zyrtar për eventin e madh të yjeve të basktebollit amerikan dhe organizatorët ende po punojnë që ky event të zhvillohet me një numër të reduktuar tifozësh.
Kjo, për faktin se eventi më I madh në NBA, rrikthehet në Indianapolisin pas 36 vitesh (hera e fundit ka qenë viti 1985). Gjithsesi, pa tifozë dhe pa shumë yje që mund të refuzojnë pjesëmarrjen, eventi i “All Star Game 2021” do të anulohet.
NBA ka planifikuar që në vitin 2022, ndeshja e “All Star” të zhvillohet në Klivlend dhe në vitin 2023 në Salt Lejk Siti.