“All Star”, Triumf i ekipit të Lindjes me një rekord të ri ri në NBA

Konferenca e Lindjes fitoi me rezultat 211-186 përballjen me Perëndimin, në mbrëmjen magjike të “All Star Game” në NBA. Kjo është ndeshja që vendosi rekordin e pikëve në këtë përballje mes yjeve të basketbollit amerikan.
Për herë të parë në një ndeshje “All Star”, një ekip arrin të kalojë kuotën e 200 pikëve, ndërkohë që në total u realizuan 397 pikë. Mbrojtjet thuajse nuk ekzistuan fare, ndërkohë që basketbollistët gjuajtën plot 168 herë nga distanca.
Ndeshja e luajtur në Indianapolis ishte si një miqësore, ku ekipet nuk mbrojtën, por u përpoqën të dhurojnë spektakël. Ekipi i Lindjes u shkëput 104-89 që në pjesën e parë dhe nuk e vuri në asnjë moment në diskutim fitoren.
Trofeun MVP e mori basketbollisti Damian Lillard, që me 39 pikët e realizuara ishte shënuesi më i mirë i ekipit fitues. Për Perëndimin u dallua Tauns me 50 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar dhe merituar trofeun personal.
