Allegri: Të qëndrojmë të qetë edhe pse Kin bëri një gabim të madh

Maksimilian Allegri mundohet të mos bëjë dramë pas humbjes së Juventusit ndaj Romës. “Bardhezinjtë” humbën minimalisht (0-1) në “Olimpiko” të Romës.

“Djemtë duhet të qëndrojnë të qetë, sepse në çdo rast ne duhet të ishim 50 pikë sot. Është e qartë se kjo ndeshje mund të kishte sjellë më shumë. Duhet të vazhdojmë të qëndrojmë të qetë, të vazhdojmë të punojmë. Fatkeqësisht, ajo që ka ndodhur dhe do të ndodhë nuk varet nga fusha.

Nuk ishte e lehtë kundër tyre. Roma vrapoi shumë. Pësuam një goj nga i cili mund të mbroheshim më mirë.

 

Kin? Ai bëri një gabim. Kërkoi falje, por bëri një gabim , sepse na vuri në vështirësi. Ai mund të ishte vendimtar deri në fund të lojës”, ka thënë Allegri.

LEXO EDHE:

Back to top button