Alonso gjeti alternativën, në rast se nuk vjen Karreras nga Benfika

Çabi Alonso ka nisur tashmë të përgatitë fazën e tij të re si trajner i Real Madridit dhe është duke analizuar me kujdes përforcimet e mundshme. Me të ardhmen e Alvaro Karreras ende të pasigurt, tekniku bask ka aktivizuar një plan alternativ të nivelit të lartë: Alehandro Grimaldo.

Mbrojtësi i majtë i Bajer Leverkuzenit është një nga emrat e përzgjedhur nga Alonso, i cili e njeh në mënyrë të përsosur. Grimaldo ka shkëlqyer më shumë se kurrë nën drejtimin e Çabi Alonsos. Ai ka qenë vendimtar për ecurinë e jashtëzakonshme të Leverkusenit dhe tashmë cilësohet si një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë.

Ajo që e bën këtë rast edhe më interesant është e kaluara e lojtarit. Grimaldo është formuar në La Masia, akademia e famshme e Barcelonës, dhe ka qenë kapiten i Barça B. Një transferim te Real Madridi do të përfaqësonte një kthesë të papritur në karrierën e tij – nga një produkt i Barçës, te klubi rival historik. Kontrata e Grimaldos me Leverkusen skadon në 2027, por klauzola e lirimit nuk është e papërballueshme.

LEXO EDHE:

Back to top button