Alonso: Jam gati të garoj në një ekip me Maks Verstapenin

Piloti spanjoll Fernando Alonso, i rikthyer në Formula 1, dy vitet e fundit ka konfirmuar se në të ardhmen synon sërish të provojë të garojë në disiplina të tjera të automobilizimit, si gara 24-orëshe e “Le Mansh”. Në sfidë e vështirë, por duket se spanjolli ka gjetur shokun e duhur për ta përballuar këtë garë, Maks Verstapen.

“Nëse do të krijohej mundësia, do të garoja në të ardhmen në garën 24-orëshe të “Le Mansh” me Maks Verstapen. Jemi miq të mirë dhe nëse do të vendosja të garoja sërsh aty, do ta bëja me Maksin në ekipin tim. Në një garë të tillë, kur zbret nga makina dhe ia lë atë shokut të skuadrës e di që do t’ia lija një piloti si Verstappten, pra në duar të mira”, tha Alonso.

 

“Për mua do të ishte një nder e kënaqësi të merrja pjesë bashkë me Maksin një garë të tillë të vështirë. Jemi dy kampionë bote dhe do të arrijmë një rezultat të mirë”, tha Alonso, që më parë ka garuar edhe në 500 miljet e Indinapolis në karrierën e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button