Alonso ka një klauzolë që e lejon ti bashkohet Real Madridit

Trajneri i Bajer Leverkusenit, Çabi Alonso së fundmi ka nënshkruar një kontratë të re me klubin e Bundesligës deri në vitin 2026. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se spanjolli do të qëndrojë në “BayArena” për një kohë të gjatë.

Sipas “Sport Bild”, 41-vjeçari do të lejohet të largohet nga Leverkuzeni në verën e vitit 2024 për t’u bashkuar me Bajernin, Real Madridin ose Liverpullin, nëse ka interes të ndërsjellë. Çabi Alonso, i cili luajti për të tre klubet gjatë karrierës së tij si lojtar, është lidhur veçanërisht me Real Madridin, me raporte që sugjerojnë se ai mund të zëvendësojë Karlo Ançelottin në fund të sezonit.

Megjithatë, drejtori i Bajer Leverkuzenit, Simon Rolfes, nuk është i shqetësuar për largimin e Alonso nga skuadra gjermane.

“Ne morëm angazhimin e tij disa javë më parë kur ai zgjati kontratën e tij. Çabi nuk ka pse të thotë asgjë. Ai e zgjati kontratën e tij. Ai është plotësisht i fokusuar këtu,” tha ai për “Mundo Deportivo”.

Bajer Leverkuzen po kryeson Bundesligën, pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, me 19 pikë të grumbulluara.

LEXO EDHE:

Back to top button