Alonso: Kemi uri për fitore dhe nuk do të ndalemi këtu

Skuadra e Bajer Leverkuzenit po befason këtë sezon në Bundesliga, duke kryesuar renditjen. Një paraqitje e shkëlqyer e skuadrës së drejtuar nga trajneri Çabi Alonso, që ende nuk ka pësuar asnjë humbje këtë sezon në kampionat (7 fitore e 1 barazim). Trajneri spanjoll, ka folur për gjendjen e skuadrës dhe këtë paraqitje të mirë në kampionat.

“Jemi me këmbë në tokë dhe askush nuk duhet të flasë se jemi për titull. Të flasësh për titullin nuk është aspak inteligjente. Jemi ende në muajin tetor. Është e vërtetë që po kalojmë një moment të mirë, por rruga është ende shumë e gjatë. Jam i kënaqur për idenë që kam transmetuar te skuadra dhe për kompromisimin që gjeta me lojtarët”, tha Alonso.

Në ndeshjen e fundit në kampionat, Lverkusen fitoi 2-1 ndaj Volfsburgut nw transfertw.

“Kemi uri për fitore dhe të shohim se deri ku mund të shkojmë. E vetmja gjë e sigurtë është se nuk do të ndalemi këtu”, u shpreh Alonso.

LEXO EDHE:

Back to top button