Alonso thyen heshtjen dhe flet për postin e trajnerit te Real Madridi

Karlo Ançeloti do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit 2023/24. Trajneri italian do ta marrë drejtimin e Brazilit, ndërsa “Los Blancos” qysh tani kanë filluar të shikojnë për zëvendësuesin e tij. Çabi Alonso është kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e Real Madridit nga sezoni i ri, derisa trajneri i ri spanjoll po bën shumë mirë në Gjermani me Bajer Leverkuzenin.

Vet trajneri spanjoll ka folur për interesimin e “Los Blancos”, duke thënë se për momentin është i fokusuar vetëm te Bajer Leverkuzeni.

“Reali? Të shohim… Tani për tani është më e rëndësishme të mendoj për skuadrën. Ndihem mirë te Leverkuseni, si me ekipin ashtu edhe me drejtuesit. Për mua, e ardhmja nuk është një çështje e rëndësishme për momentin”, deklaroi Alonso.

41-vjeçari ka kaluar pesë vite si futbollist i Real Madridit duke qenë një nga më të rëndësishmit në klubin madrilen. Ai për një edicion ka qenë trajner edhe i ekipit të të rinjve të Los Blancos, derisa një ditë mund të rikthehet në “Santiago Bernabeu”, por si trajner i pare.

LEXO EDHE:

Back to top button