ALSAT, televizioni më i besueshëm në Maqedoninë e Veriut
ALSAT, televizioni më i besueshëm në Maqedoninë e Veriut

Televizioni ALSAT, është televizioni më i besueshëm në aspektin politik në Maqedoninë e Veriut.
Kjo sipas një ankete të IRI-të, të realizuar në periudhën prej 2 shkurt deri më 5 mars të këtij viti.
Në bazë të kësaj ankete, mbi gjysma e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se mediat në vend janë të lira dhe të pavarura.
Sipas anketës së qytetarëve në nivel nacional, Alsat është vlerësuar si një ndër mediat më të besueshme për t’u informuar për çështjet politike. Prej skenës mediatike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, televizioni Alsat udhëheqë bindshëm para mediave të tjera me 10%, ndërkaq më pas është TV21 dhe Portalb me nga 2%. Listës, i mungon Radio Televizioni Shtetëror i Maqedonisë, MTV2.
Në skenën mediatike maqedonase, udhëheqë TV Sitel me 39%, ndërkaq më pas vijnë Kanal 5 me 30% dhe Telma me 11%.
Kujtojmë se anketa, e cila është realizuar në periudhën para mbajtjes së zgjedhjeve të prillit dhe majit, nxjerr në pah edhe shqetësimin e qytetarëve për drejtimin e shtetit. Madje, 78% prej 1.220 të anketuarve kanë deklaruar se shteti po shkon në drejtim të gabuar./ Alsat.mk