Alternativa kritikon ashpër Pendarovskin për Kodin Penal: Kjo njollë do ta shënojë fundin e karrierës së tij politike

Alternativa kritikon ashpër Pendarovskin për Kodin Penal: Kjo njollë do ta shënojë fundin e karrierës së tij politike

Edhe Alternativa me kritika të ashpra ndaj Presidentit Pendarovski.

“Nënshkrimi i tij në dekretin për shpalljen e ndryshimeve të turpshme në Kodin Penal,  është urimi më i keq i mundshëm në 32-vjetorin e Pavarësisë së vendit”, thonë nga kjo parti.

“Pendarovski nga sot nuk ka të drejtë të flasë për korrupsionin dhe perspektivën e Maqedonisë së Veriut në BE. Ai vuri nënshkrimin e tij për amnistimin e pasurimit të paskrupullt të personave të zgjedhur dhe të emëruar në kurrizin e qytetarëve në periudhën 2006-2023. Kjo njollë do ta shënojë fundin e karrierës së tij politike”, theksojnë nga Alternativa.

LEXO EDHE:

Back to top button