Alternativa: Ne do flasim nesër

Alternativa: Ne do flasim nesër

Të pyetur se si do të veprojnë tani pasi kryeministri Kovaçevski dorëzoi emrat e ri të ministrave në Kuvend, për rikonstruim të Qeverisë me ASH-në, nga Alternativa e Afrim Gashit thonë se ata do të sjellin vendim nesër.
“Kovaçevski e ka ditur se ne e kemi mbledhjen e Kuvendit të partisë nesër dhe nuk e dimë pse ai sot ka dorëzuar në Kuvend iniciativën për rikontruimin e Qeverisë. Për këtë do të duhet ta pyesni Kryeministrin. Ne do të flasim nesër pas mbledhjes së Kuvendin”, kanë thënë nga Alternativa për ALSAT.

LEXO EDHE:

Back to top button