”Alternativa për Gjermaninë” me figura nacionaliste për zgjedhjet federale

Partia e ekstremit të djathtë gjerman, ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD) njoftoi se dy figura partiake, të lidhura me nacionalizmin, do ta çonin partinë drejt zgjedhjeve federale në shtator.

Një sondazh online i anëtarëve të partisë tregoi se 71% votuan Tino Chrupallan dhe Alice Weidelin si bashkëkandidatë drejtues.

Chrupalla është bashkëkryetar i AfD, ndërsa Weideli është drejtuesja e partisë së grupit parlamentar në Bundestag.

Në zgjedhjet e 2017-ës, AfD-ja habiti politikën, duke u renditur e treta.

Kur social-demokratët bënë koalicion me konservatorët e kancelares Angela Merkel, AfD-ja u bë partia opozitare më e madhe në Bundestag

LEXO EDHE:

Back to top button