Alternativa: Shqiptimi i dënimeve për djegien në spitalin modular në Tetovë është djegie e dytë

Alternativa: Shqiptimi i dënimeve për djegien në spitalin modular në Tetovë është djegie e dytë

Sot, kur u shqiptuan dënimet për djegien e shkaktuar në spitalin modular më 8 shtator 2021, me ç’rast kishin mbetur të vdekur 14 pacientë, edhe një herë u dëshmua se në RMV jo vetëm që kemi gjyqësor të politizuar, porse u shpërfaq në mënyrën më brutale dhe të pamëshirshme, kjo për të satën herë, se në Maqedoninë e Veriut institucionet e drejtësisë veç drejtësi nuk ndajnë.
Një dëm katastrofal, me 14 pacientë të djegur në zjarr, të ndëshkohet me të a.q. dënime me kusht është një djegie e dytë për viktimat dhe për familjarët e tyre. Pyetja themelore që shtrohet në këtë rast është se a do ta kishim dënimin e njëjtë nëse drejtor i spitalit nuk do të ishte vëllai i ministrit të përhershëm të secilës qeveri, Fatmir Besimi? Ndërsa pyetja tjetër është se cili është roli i Aleancës për Shqiptarët, që udhëheq me resorin e Drejtësisë? Cili është kontributi i saj dhe cila është merita e saj kundrejt vendimeve të këtilla skajshmërisht të politizuara?
Vendimi i sotëm e përdëfton konstatimin tonë, të deklaruar shumë herë, se Bashkimi Europian duhet ta shqyrtojë seriozisht këtë alarm, sepse shpresa e vetme që edhe në Maqedoninë e Veriut të ketë drejtësi është që sistemi gjyqësor të ridefinohet plotësisht, në mënyrë që të depolitizohet dhe të vihet në shërbim të gjithë qytetarëve, thonë nga partia e Gashit, Alternativa – Shkup.

LEXO EDHE:

Back to top button