Alternativa X/Twitter tani është e disponueshme për të gjithë

Alternativa X/Twitter tani është e disponueshme për të gjithë

Bluesky, i cili po pozicionohet si rival i platformës X/Twitter, më në fund është i hapur për publikun.

Kjo do të thotë që nuk do t’ju duhet më një ftesë për t’u identifikuar në Bluesky.

Pasi Elon Musk bleu Twitter në tetor 2022, shumë përdorues humbën interesin për platformën. Me rënien e interesit për Twitter, më vonë X, platformat Bluesky dhe Threads, ato u vlerësuan si alternativa të mundshme për rrjetin e Musk.

Bluesky u shfaq ndër të parët dhe përdori metodën e ftesës për t’u identifikuar. Kjo ka zgjatur deri më 6 shkurt të këtij viti.

Tani, BlueSky ka njoftuar se platforma më në fund është e hapur për publikun. Kjo vjen pasi Bluesky përdori një model vetëm me ftesë për gati një vit.

Faqja e internetit TechCrunch raportoi se BlueSky, para kësaj hapjeje, kishte rreth tre milionë përdorues. Në të kundërt, midis konkurrentëve të tjerë të X, Threads ka 130 milionë përdorues aktivë, ndërsa Mastodon ka 1.8 milionë.

Pasi hapi dhe bëri platformën të disponueshme për të gjithë, “Bluesky” tashmë mori një milion përdorues të rinj gjatë ditës së parë.

LEXO EDHE:

Back to top button