Alvarez s’ka të ndaluar, në tapet dërgon boksierin turk

Boksieri meksikan Saull “Kanelo” Alvarez në sfidën e vlevshme për titujt e botës në peshat e mesme në versionet “VBA” dhe “VBC”, fitoi duelin ndaj turkut Avni Jildirim, i cili u tërhoq në raundin e tretë. Përballja u zhvillua në Majami të Floridës , ku meksikani mbrojti pa shumë mund titujt e kampionit.

 

Kjo sfidë nuk kishte histori, pasi forca e grushteve të Alvarez detyroi rivalin turk të tërhiqej në raundin e tretë. Tani para Alvarezit mbetet sfida ndaj britanikut Billi Xho Sanders, që mban titullin e kategorisë së mesme, por në versionin “VBO”. Sfida e radhës që do të unifikojë titujt e peshave të mesme pritet të zhvillohet në maj të këtij viti.

LEXO EDHE:

Back to top button