Alvarez zbulon planin fantastik të trajnerit Diego Simeone

Sulmuesi argjentinas, Julian Alvarez erdhi nga bankina për të shënuar një gol të fitores në minutat e fundit për Atletiko Madrid në ndeshjen e tyre në La Liga kundër Celta Vigos.

Duke folur pas ndeshjes, Alvarez zbuloi se si ndihmoi një ndryshim pozicioni nga trajneri i Atletikos, Diego Simeone. Sulmuesi u vendos në krahun e majtë nga ku arriti të hynte fshehurazi dhe të shënonte falë një goditje të shkëlqyer me kokë që fitoi ndeshjen 1-0.

“Kam folur pak me Simeonen këtë javë dhe ai më tha se mund të më përdorte në pozicione të ndryshme. Unë jam gjithmonë në dispozicion, duke u përpjekur të mësoj”, ka thënë fillimisht Alverez.

 

 

“Sa herë që ai beson se unë mund ta ndihmoj ekipin në një pozicion tjetër, unë do ta bëj atë. Jam i kënaqur me golin dhe tre pikët. Ky gol më ndihmon me vetëbesim për aq kohë sa mund të ndihmoj skuadrën. Gjëja më e rëndësishme janë tre pikët. Unë jam shumë i lumtur. Koha për të pushuar dhe për të menduar për derbin e Madridit”, përfundoi argjentinasi.

 

Alvarez tani ka dy gola në tetë ndeshje për Atletiko Madrid dhe duket të jetë në humor të lartë pas një fillimi të ngadaltë të jetës në Madrid.

LEXO EDHE:

Back to top button