Alvaro Morata më pamje të re të flokëve, qëllimi është bamirës

Goditje me kokë, traversë dhe gol. Alvaro Morata zhbllokoi sfidën mes Milanit dhe Leçes, në fund të pjesës së parë. Ky ishte goli i dytë i tij me fanellën kuqezinj. Spanjolli u prezantua në këtë ndeshje me një pamje të re (flokët e prerë) dhe arsyeja lidhet me zemrën e tij të madhe.

Pak orë para ndeshjes, Teo Hernandez kishte zbuluar “look” e ri të Morata, me një “emoji” buzëqeshje në rrjetet sociale. Sulmuesi iberik i ka rruar flokët për t’iu ngjasuar fëmijëve me kancer në spitalet që viziton shpesh. Ai ka qenë gjithmonë pranë kësaj teme të mprehtë mjekësore dhe sociale, aq sa korrikun e kaluar, gjatë festimeve në Spanjë për fitimin e Kampionatit Europian, u ngjit në skenë me një vajzë të vogël të sëmurë nga kanceri.

Një gol që për këtë arsye arrin në një ditë të veçantë për sulmuesin. Sulmuesi kuqezi e ka festuar edhe së bashku me fëmijët e tij, të ulur në sediljet anash pankinës kuqezi. Morata “rrëshqiti” në fushën e “San Siros” dhe më pas vrapoi për të përqafuar tre djemtë e tij, Leonardo, Alesandro dhe Edoardo.

LEXO EDHE:

Back to top button