Alvaro Morata vesh fanellën e Romës, gati gjithçka

Sulmuesi i Atletiko Madridit, Alvaro Morata është në bisedime me gjigantët e Serie A, Roma, për një rikthim të mundshëm në Itali, sipas raporteve të shumta ilaliane. Morata ka qenë i lidhur ngushtë me një kalim te Milani apo Arabia Saudite, por ditët e fundit “Giallorossi” kanë hyrë në kornizën për nënshkrimin e tij.
Agjentët e lojarit do të takohen këto ditë me përfaqësuesit e klubit, ku pritet një marrëveshje. Duket se ende duhet të arrihet një marrëveshje mes Romës dhe Atletikos, por ajo që është e qartë është se të tre palët janë të hapura për marrëveshje, dhe janë në pyetje vetëm numrat për të rënë dakord.
Morata luajti 46 herë sezonin e kaluar për Diego Simeone, duke shënuar 15 gola, por kurrë nuk ishte titullar i rregullt. /IndeksOnline/