Alvin Karaqi, siguron medaljen e artë për Shqipërinë

Karateisti kosovar, Alvin Karaqi që përfaqëson shtetin e Shqipërisë është shpallur kampion në Lojërat Europiane.

Karaqi arriti ta fitonte finalen ndaj holandezit, Timmermans. Me këtë fitore, Karaqi ia siguroi medaljen e parë të artë shtetit të Shqipërisë, në Lojërat Europiane që po mbahen në Krakoë të Polonisë.

Kujtojmë që Karaqi dikur përfaqësonte edhe ngjyrat e shtetit të Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button