Ambasadori i BE-së dhe ai amerikan flasin në telefon për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë
Ambasadori i BE-së dhe ai amerikan flasin në telefon për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë
Ambasadori i ri i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka folur dje me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
Ai tha se me të pati një bisedë telefonike dhe shtoi se kanë diskutuar për situatën aktuale politike dhe atë të sigurisë.
“Ne diskutuam situatën aktuale politike dhe atë të sigurisë dhe u pajtuam që të vazhdojmë të punojmë bashkë për përfitimin e të gjithë njerëzve në Kosovë”, ka shkruar Orav.
Pas marrjes së postit, Orav ka zhvilluar disa takime në Kosovë, përfshirë edhe krerë të shtetit.
A very useful courtesy call with @USAmbKosovo, Jeff Hovenier.
We discussed the current political and security situation and agreed to continue working together for the benefit of all the people in #Kosovo. pic.twitter.com/gs8EVx90zE
— Aivo Orav (@AivoOrav) September 16, 2024