Amir Abrashi lë Bundesligën për Zvicrën

Merr fund aventura e Amir Abrashit në radhët e klubit të Frajburg në Bundesligë. Mesfushori i përfaqësueses së Shqipërisë, ka vendosur të pranoj ofertën që i është bërë nga Zvicra, duke u bërë pjesë e skuadrës së Bazelit. Abrashi ka firmosur për 6 muaj huazim me të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të tij në fund të këtij edicioni.
Çdo gjë u krye shumë shpejt në ditët e fundit, ndaj jemi shumë të lumtur që gjithçka funksionoi siç duhet. Unë jam i uritur, kam shumë energji dhe dua që t’ia dal. Jam gati të bëhem copë për Bazelin”, ishin fjalët e Abrashit pas transferimit te skuadra zvierane, pas 5 viteve te Frajburgu.
Tani klubi pret vetëm mbylljen e procedurave administrative, për të aktivizuar lojtarin, por raportohet se ai nuk do të mundë të luajë ndeshjen e mesjavës ndaj Sionit për mungesë dokumentacioni.