Amorim distancohet nga thashethëmet: Unë jam trajner i Sportingut

Ruben Amorim është distancuar nga lajmet se ka arritur akordin me Liverpullin për të firmosur një kontratë 3-vjeçare në “Anfield”, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Gjatë konferencës për shtyp të ditës së enjte, trajneri i Sportingut të Lisbonës mohoi të kishte pasur një kontakt me gjigantët anglezë këtë javë, ndërsa “Sky Deutschland” raportoi se 39-vjeçari kishte arritur një akord verbal për të zëvendësuar Jyrgen Klopin që do të largohet nga stoli në fund të sezonit. Por Amorim tha të kundërtën.

“Për t’i dhënë fund gjithçkaje që flitet vërdallë, kjo është hera e fundit që flas për të ardhmen time. Nuk kishte asnjë intervistë, aq më pak një marrëveshje me Liverpullin. E vetmja gjë që ne të gjithë duam këtu është të jemi kampionë dhe asgjë nuk do të ndryshojë. Do ta them sërish: Unë jam trajner i Sportingut”.

LEXO EDHE:

Back to top button