Amorim do të ulet në stolin e Man. Junajtedit, mësohet diat e debutimit

Ruben Amorim mund të llogaritet si trajneri më i ri i Man. Junajtedit. Gazetari italian, Fabrizio Romano ka raportuar se tashmë trajneri portugez ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027.
Amorim pritet që punën me “Djajtë e Kuq” të fillojë gjatë pushimit ndërkombëtar dhe deubutimi i tij pritet më 11 nëntor, në përballjen kundër Ipsuiç Taun.
Skuadra e Sporting Lisbonës pritet t’i fitojë plotë 10 milionë euro, plus 1 milion për stafin e Amorimit, të cilin do e marrë me vete te Man. Junajtedi.
Pra, “Djajtë e Kuq”, të dielen ndaj Çellsit në Premier Ligë do të udhëheqen nga Rud van Nistellroj, i cili mbrëmë e fitoi ndeshjen e parë si trajner i përkohëshëm./Indeksonline