Amorim i vendosur: Markus Rashfordi nuk është me ne

Man. Junajtedi pësoi një tjetër humbje në Premier League, pasi u mposht nga Vulverheptoni me shifrat 2:0. Pas ndeshjes, gazetarët e pyetën trajnerin Ruben Amorim për sulmuesin anglez, Markus Rashford.

Rashford pritet të largohet nga “Djajtë e Kuq” gjatë afatit kalimtar të janarit dhe kjo tashmë është e vendosur 100 për qind.

“A ka ndonjë ndryshim në situatën e Rashfordit? Nëse ai nuk është këtu, ju mund ta merrni përgjigjen tuaj. Është gjithmonë e njëjta arsye. Ne duhet të jemi të njëjtët profesionistë, të njëjtët djelmosha, fitues ose humbës. Duke humbur, ne jemi më të fortë. Do vazhdoj me idetë e mia deri në fund”, u shpreh Ruben Amorim pas humbjes mbrëmë

Man. Junajtedi është në pozitën e 14-të me vetëm 22 pikë pas 18 xhirove në Premier Ligë, duke rrezikuar tashmë edhe rënien nga elita e futbollit anglez./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button