Amorim ndryshon skuadrën pas fillimit katastrofik, dy largime janë të sigurtë

Dy lojtarë të Man. Juanjtedit janë ‘të vendosur’ të huazohen nga klubi në afatin kalimtar të janarit si pjesë e ndryshimeve të para në skuadrën e Ruben Amorim.
Juanjtedi aktualisht ndodhet në vendin e 14 -të në Premier Ligë, vetëm shtatë pikë larg zonës së rënies pas 19 ndeshjeve. Të hënën, ata humben 2-0 kundër Njuaskëllit në “Old Trafford”, duke e çuar rekordin e Ruben Amorim si trajner I Junajtedit në pesë humbje në Premier Ligë në vetëm tetë ndeshje, që kur mori drejtimin e klubit në nëntor 2024.
Natyrisht, Amorim, 39 vjeç, ende nuk ka nënshkruar me asnjë lojtar të vetëm, pasi afati i transferimeve u hap dy ditë më parë. Por, të mërkurën, atij iu dha një goditje e madhe.
Sipas Samuel Lukhurst të “Manchester Evening News”, për shkak të 206.06 milionë funteve të shpenzuara për pesë rekrutët e verës – Mathijs de Ligt, Nousair Mazraoui, Xhoshua Zirkzee, Manuel Ugarte dhe Leni Joro, klubi mund të duhet të “shes për të blerë” në afatin kalimtar të janarit.
Klubi mund të mos jetë në gjendje të shpenzojë paratë që do të dëshironte për shkak të rregulloreve të PSR-së dhe të lojës së drejtë financiare.
“Ne nuk e kemi atë mundësi për të bërë nënshkrime në janar nëse nuk i largojmë disa lojtarë. Ju e dini situatën më mirë se unë. Nuk është se po arrij këtu dhe e di se mund të shpenzoj para duke ndryshuar ekipin”, ka thënë Amorim të hënën.
Megjithatë, mund të ketë ende disa lëvizje në frontin e transferimit. Sipas “Manchester World”, Junajtedi po i jep përparësi huazimeve për dy yje të akademisë.
“Djajtë e Kuq” krenohen që u lejojnë të diplomuarve të akademisë shanse në formacionin e ekipit të parë dhe kanë përfshirë një lojtar vendas në çdo ndeshje që nga viti 1937, një traditë e cila u përqafua nga menaxherët legjendar Sir Matt Busby dhe Sir Aleks Ferguson.
“Manchester World”, raporton se si Hari Amas ashtu edhe Dan Gore mund të huazohen gjatë afatit kalimtar të janarit. Amass, 17 vjeç, është emëruar si pjesë e skuadrës së parë në pesë raste, por nuk ka arritur të bëjë një paraqitje konkurruese për klubin. Gore, 20 vjeç, ka kaluar një kohë të vështirë me lëndime vitet e fundit, të cilat e kanë penguar zhvillimin e tij.
Ai ka luajtur dy herë për ekipin e parë, kundër Kristal Pallacit në “Carabao Cup” në 2023 dhe kundër Aston Villa në PremierLigë, më 26 dhjetor 2023.