Amorim, njëri nga trajnerët më të rinj që arrin një finale evropiane

Trajneri i Man. Junajtedit, Ruben Amorim, ka bërë histori duke u bërë njëri nga trajnerët më të rinj që arrin në një finale evropiane, vetëm në moshën 40-vjeçare. Nën drejtimin e Amorimit, United siguroi një vend në finalen e Ligës së Evropës me një fitore dominuese me rezultat të përgjithshëm 7-1 ndaj Atletik Bilbaos. Performanca e shkëlqyer e Mason Mount, përfshirë dy gola në ndeshjen e dytë, ndihmoi në sigurimin e një vendi në finale për Djajtë e Kuq. Përvoja e Amorimit si lojtar dhe karriera e tij në zhvillim si trajner kanë dhënë frytet e tyre, pasi ai vazhdon të lërë gjurmë në botën e futbollit.
Megjithatë, portugezi bëhet vetëm trajneri i pestë më i ri që arrin një finale në garat evropiane, pasi para tij janë edhe katër tjerë.
1.Bob Houghton – 31 vjeç
Klubi: Malmo FF
Finalja: Kupa e Kampionëve Evropianë (Liga e Kampionëve) 1979
Mosha: 31 vjeç e 229 ditë
2.Andre Villas-Boas – 33 vjeç
Klubi: FC Porto
Finalja: Liga e Evropës 2011
Mosha: 33 vjeç e 213 ditë
3.Jose Villalonga – 36 vjeç
Klubi: Real Madrid
Finalja: Kupa e Kampionëve Evropianë (Liga e Kampionëve) 1956
Mosha: 36 vjeç e 192 ditë
4.Pep Guardiola – 37 vjeç
Klubi: FC Barcelona
Finalja: Liga e Kampionëve 2009
Mosha: 37 vjeç
5.Ruben Amorim – 40 vjeç
Klubi: Manchester United
Finalja: Liga e Evropës 2025
Mosha: 40 vjeç