Amorim: Nuk isha kurrë kandidat për Mançester Sitin

Ruben Amorim thotë se ai kurrë nuk kishte dyshime për marrjen e drejtimit të stolit në “Old Trafford” përpara derbit të tij të parë të Mançesterit këtë fundjavë. Para se të bëhej trajneri i ri i “Djajve” portugezi u përfol si kandidat për të zëvendësuar Pep Guardiolën te Siti.

Amorim kishte një marrëdhënie të ngushtë me drejtorin sportiv Hugo Viana përpara se të njoftohej se ai do të merrte një pozicion të ngjashëm në “Etihad”. Guardiola që atëherë e ka përkushtuar të ardhmen e tij te Siti, por Amorim ka nënvizuar se ai ishte i fokusuar vetëm të bëhej trajneri i ri i Junajtidit përpara derbit të tij të parë të Mançesterit.

 

“Nuk kemi pasur kurrë një bisedë. Ky ishte opsioni im i vetëm. Kur Junajtid foli me mua, nuk kisha asnjë dyshim, sepse kisha diçka në mendjen time që mund të ishte një mundësi. Me Mançester Sitin apo Hugo Vianën, nuk kishte asgjë për këtë,” tha në fillim Amori.

 

Fitorja e së enjtes në Ligën e Europës në transfertë me Viktoria Plzen, e pa Junajtid të bënte një hap të rëndësishëm drejt fazës eliminatore dhe rriti shanset e tyre për të përfunduar në tetë më të mirat, që do të thotë se ata do të shmangnin raundin e “play-off”-it. Ishte një fitore e mirëpritur përpara derbit me Sitin dhe një tjetër hap përpara ndërsa Amorim përpiqet të ndërtojë skuadrën sipas planit të tij. 39-vjeçari është mësuar ta përballojë presionin e një derbi, prej ditëve të tij kur luante përballë Benfikës me Sportingun dhe ai po shijon derbin e parë në Angli.

 

“Unë nuk përqendrohem në detaje, thjesht dua të përmirësoj ekipin. Nuk mund ta jetoj si një derbi normal, siç duhet të jetë aty ku dy skuadra të mëdha luftojnë për titull. Nuk është kështu për momentin. Të dyja skuadrat janë duke vuajtur në këtë moment dhe shpresoj se në të ardhmen mund të ketë atë ndjenjën e vërtetë të një derbi. E di që është shumë e rëndësishme për tifozët tanë, por synimi im tani është të përmirësoj ekipin duke fituar ndeshje. Ne do të përpiqemi ta fitojmë këtë ndeshje,” tha në fund Amorim.

LEXO EDHE:

Back to top button