Amorim pret një sezon të vështirë: Stuhi të tjera do të përplasen mbi ekipin tim

Ruben Amorim ka paralajmëruar se Man. Junajted ka ende ditë të vështira përpara dhe ato do të “zbulohen” në disa ndeshje. Trajneri portugez parashikon “stuhi të vështira përpara”, deklaratë që vjen pas humbjes me Arsenal në Premier League.

“Më duhet ta them se stuhi të vështira do të përballen me ne muajt në vijim. Do të kemi momente të vështira dhe do të humbasim në disa ndeshje. Këtë e di, sepse i njoh lojtarët e mi dhe e njoh futbollin”, u shpreh Amorim.

 

“E kuptoj dallimin mes skuadrave. Jemi në pikën që ne po vendosim gjëra të thjeshta në ekip dhe ju e ndjeni atë. Ne po fokusohemi në çdo ndeshje, në performancën, në atë që duhet të përmirësojmë për të fituar ndeshjet. Ky është fokusi”, shtoi Amorim.

 

Më tej, trajneri portugez situatën aktuale te “Djajtë e Kuq”

 

“E di që është e vështirë të jesh trajner i Man. Junajtedit dhe t’i thuash këto gjëra. Ne duam të fitojmë gjatë gjithë kohës, pa marrë parasysh çfarë. Ne do të përpiqemi të fitojmë, por e dimë se jemi në një pikë tjetër nëse na krahasoni me Arsenal. Ne do të përpiqemi të fitojmë sa më shumë ndeshje dhe të shkojmë në fushë me besim për të fituar. Por, gjithashtu, ne e dimë se duhet të luajmë shumë mirë për të fituar ndeshjen e ardhshme të futbollit”, u shpreh Ruben Amorim.

LEXO EDHE:

Back to top button