Analistët: Broja do të shkëlqejë me trajnerin e ri

Armando Broja vërtet mund të jetë ende “në ajër” tek Çellsi, por analistë të ndryshëm janë shprehur se shqiptari do të shkëlqejë me trajnerin e ri, Mauricio Pochettino.

Pasi që Fabrisio Romano njoftoi se “Blutë” e Londrës do ta mbajnë yllin 21-vjeçar kuqezi, mediat pranë klubit shkruajnë se loja e Brojës është mjaft e përshtatshme për stilin e futbollit që praktikon tekniku argjentinas, siç ka bërë tek Totenhemi dhe tek PSZH. Për momentin, futbollisti i kombëtares shqiptare është duke u stërvitur me ekipin U21 të Çellsit, për të fituar ritmin dhe shprehitë, ndërsa në fillim të korrikut do të bashkohet me skuadrën e parë të drejtuar nga Poketinjos.

Broja kaloi një dëmtim të rëndë që nga dhjetori, dhe iu desh një periudhë riaftësimi prej gati 7 muajsh, ndërsa shpresohet që ky lëndim të mos ndikojë në nivelin e tij në të ardhmen.

Poketinjo ka shprehur dëshirën për të punuar me sulmuesin 21-vjeçar, të cilin e vlerëson për talentin dhe parametrat fizike, ndërsa gjithçka është në përputhje me politikën e klubit që kërkon të mbajë lojtarët e Akademisë. Kjo nuk pritet të ndryshojë edhe nëse për Brojën do të ketë oferta deri në 30 milionë paund.

LEXO EDHE:

Back to top button