Ançelloti befason të gjithë: S’kemi nevojë për asnjë blerje

Trajneri Karlo Ançeloti ka deklaruar se mesfushori anglez Xhud Belingam, që luan në Gjermani me Borusia Dortmund, nuk do të mbërrijë në Madrid në muajin janar. Në një konferencë për shtyp, trajneri Italian tha se skuadra e tij nuk ka nevojë për përforcime gjatë merkatos se janarit.

 

“Nuk do të bëjmë asnjë blerje në janar. Merkatoja jonë është mbyllur për sa i përket afrimeve, do të shohim nëse do të largohet ndonjë”, u shpreh Ançeloti, që tha se vetëm Endrick, 16-vjeçari që u ble pak kohë më parë dhe do të mbërrijë në Madrid në vitin 2024, do të jetë blerja e vetme.

 

Gjithsesi, skuadra madrilène është në “pole” për të siguruar Bellingamin, 19-vjeçari anglez i Borussia, për të cilin janë interesuar edhe skuadrat e Premier Ligës. Gjithsesi, Real Madrid është i vetmi i gatshëm të paguajë deri në 100 milionë euro për4 të, por duket se kjo blerje do të realizohet verën e ardhshme.

LEXO EDHE:

Back to top button