Ançelloti: Kurtua ishte i mrrekullueshëm, Reali klub fantastik

Lojtarët e Real Madridit vazhduan të shkruajnë histori dhe fituan titullin e 14-të në Ligën e Kampionëve, pasi mposhtën 1-0 Liverpool-in në Paris. Pas fitores, trajneri Carlo Ancelotti u shpreh i kënaqur. Italiani kishte fjalë lavdëruese për portierin Kurtua.

“Nuk mund ta besoj, kjo ishte një ndeshje e vështirë në të cilën kemi pasur vështirësi në pjesën e parë. Megjithatë, pas të gjitha ndeshjeve që kemi luajtur këtë sezon, ne e merituam trofeun e Ligës së Kampionëve. Reali është një klub fantastik dhe skuadra ka cilësi dhe karakter të jashtëzakonshëm. Më besoni, nuk mund ta besoj atë që bëri Kurtua sonte. Ai ishte i mrekullueshëm”, tha Ançeloti.

Sërish fitimtare rezultoi taktikat e Ançelottit, me të cilat eliminoi PSZH-në, Çellsin dhe Man. Sitin dhe dhe tani u solli trofe kundër Liverpullit.

Për Ançelottin, ky ishte titulli i pestë evropian, ose i katërti në Ligën e Kampionëve. Janë dy me Milanin dhe Real Madridin në elitë, si dhe një në Kupën Intertoto me Juventusin.

LEXO EDHE:

Back to top button