Ançeloti dhe Klop, në historikun e Ligës së Kampionëve

Кarlo Ancelotti dhe Jurgen Klopp shkruajnë emrin në historinë e Ligën e Kampionëve. Italiani e fitoi për të katërtën herë, si asnjë trajner tjetër më parë. Në vitet 2003 dhe 2007 ai e fitoi në krye të Milanit, kurse në vitin 2014 e kishte ngritur në Ligën e Kampionëve po me Real Madrid, sikurse bëri sonte.
Jurgen Klopp ndërkohë barazon rekordin e finaleve të humbura në Ligën e Kampionëve. Trajneri gjerman është mposhtur tre herë dhe dy herë i ka ndodhur me Liverpullin ndaj Realit. Më parë ai ka humbur edhe një finale në krye të Borusia Dortmund, kundër Bajernit. Tre finale ka humbur edhe Marselo Lipi, 1997, 1998, 2033. / abcnews.al