Ançeloti: Dijmë se si ta mposhtim Sitin, shkojmë në finale

Sonte luhet gjysmëfinalja e kthimit të Ligës së Kampionëve mes Man. Sitit dhe Real Madridit (sfida e parë në “Bernabeu” u mbyll në barazim 1-1).

“Plani ynë është si gjithnjë të shkojmë në finale, duke dhënë më të mirën si ekip sin ë aspektin indicidual ashtu dhe atë kolektiv. Mendoj se sot mund të bëjmë një ndeshje më të mirë se ajo e para një jave në Madrid. E pashë ndeshjen e parë dhe mendoj se disa gjëra mund të ndryshojnë pozitivisht në lojën tonë”, u shpreh më tej trajneri italian.

 

“Ky është viti im i katërt këtu dhe i kam shijuar të gjithë dhe i shijoj ende. Jemi pranë realizimit të një ëndrre të madhe këtë vit, ashtu sikurse bëmë edhe vjet. Ëndërrojmë dhe jemi të motivuar. E dimë që është e vështirë, por vështirësitë na ndihmojnë të japim më të mirën. Nuk di se si ta shpjegoj, por për mendoj se Champions League është diçka speciale për këtë klub. Ky është një turne special për lojtarët, për të gjithë ata që janë te Real dhe kjo bën diferencën,” u shpreh Ançeloti.

LEXO EDHE:

Back to top button