Ançeloti: Do të ishte një lajm i mirë, nëse eliminohet Man. Siti nga Liga e Kampionëve

Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti shpreson që rivalët e tyre evropian, Man. Siti të eliminohen nga faza e ligës në Ligën e Kampionëve. Ançeloti iu drejtua mediave pas fitores së thellë 5-1 të Real Madridit ndaj Salzburgut në kuadër të raundit të shtatë në Ligës së Kampionëve. Ai ndau gjithashtu mendimet e tij për pozicionin e vështirë të Man. Sitit në këtë garë.

Ançeloti u pyet për shanset e Man. Sitit për t’u kualifikuar, teksa nuk hezitoi të zbuloj se do të ishte i lumtur nëse klubi anglez nuk kalon në raundin tjetër.

“Ata janë në mesin e kandidatëve për të fituar përsëri Ligën e Kampionëve dhe do të ishte një lajm i mirë nëse ata nuk do të kualifikoheshin”, ka thënë Ançeloti.

Ndryshe, Man. Siti pësoi një humbje të rëndë, duke humbur 4-2 nga PSZH dhe duke kaluar në vendin e 25-të me vetëm 8 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button