Ançeloti: E vështirë të luash ndaj Liverpullit

Njeriu i finaleve dhe i fitoreve. Karlo Ançelotti, në një intervistë të dhënë për faqen e UEFA-s, ka folur në prag të finales së Ligës së Kampionëve që Real-i i tij do të luajë të shtunën në mbrëmje kundër Liverpul-it.

Trajneri italian ka folur për eksperiencën dhe sukseset e tij, duke krahasur ato të arritur si futbollist me ato të arritur si trajner.

“Kur fiton Champions-in, ndjen se ke fituar kompeticionin më të rëndësishëm, se e ke bërë mirë punën tënde. Çfarë ndryshon kur e fiton si lojtar dhe si trajner? Ndjenjat dhe emocionet janë të ndryshme. Janë më intensive kur e fiton si trajner.

Si lojtar je pjesë e një grupi që ka fituar Champions-in, ndërsa si trajner ke më shumë përgjegjësi”, ka shtuar trajneri i Los Blancos.

 

Në lidhje me rivalët e Liverpul-it:, italiani ishte shumë i qartë.

 

“Klopp drejton një skuadër të madhe, është e vështirë të përballesh me Liverpul-in sepse luan me shumë intensitet. Njëkohësisht do të jetë një kënaqësi të luajmë kundër tyre në finale”

LEXO EDHE:

Back to top button