Ançeloti: Endriku dha shumë, ndërsa Arda punoi shumë në rolin e tij

Real Madridi e nis me këmbën e mbarë gjysmëfinalen e “Copa del Rey”, me një ndeshje tepër të luftuar, ku portierët Remiro dhe Lunin bënë disa pritje vendimtare.

Real Sosiedadi u mposht në shtëpi me rezultatin 1-0, falë një goli të Endrikut në minutën e 19-të, i cili ishte shumë pranë kompletimit të dopietës personale. Tashmë, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit. Pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Karlo Ançelotti, foli për “MARCA” rreth zgjedhjes së portierit për finalen e mundshme të “Copa del Rey”.

“Gjysmëfinalja duhej të luhej nga Lunin, i cili është një portier shumë i besueshëm dhe po bën një punë të shkëlqyer. Që ta hapim debatin për finalen tani…, më duket shumë herët”.

 

Duke analizuar performancën e skuadrës, Ançeloti u shpreh i kënaqur.

 

“Është në një gjendje shumë të mirë. Bëmë disa ndryshime, por skuadra ruajti soliditetin, ishte kompakte dhe e bashkuar. Mendoj se po bëjmë mirë pavarësisht ndryshimeve që kemi pasur. Endrik dha shumë, shënoi një gol fantastik, ndërsa Arda punoi shumë mirë në rolin e tij, sidomos në aspektin mbrojtës,” tha mes tjerash trajneri italian.

LEXO EDHE:

Back to top button