Ançeloti: Është e pashpjegueshme ajo që na ka munguar

Katër golat e argjentinasit Taty Kastellanos nxorri totalisht të pavlefshëm golat e Lukas dhe Vinicius Junior, me “galaktikët” e Real Madrid, që u “turpëruan” në transfertën e XHirona, me “miqtë” madrilenë që u mundën me rezultatin e thellë 4-2.

Pas ndeshjes disa komente mbi paraqitjen e “galaktikëve” i ka bërë dhe tekniku italian i Real Madrid, Karlo Ançeloti, i cili tha për mediat pas ndeshjes teksa kritikoi jo pak lojën e djemve të tij, të cilën e cilësoi si me mungesë përkushtimi dhe agresioni në lojën pa top.

“Na mungonte agresioni jashtë topit, përkushtimi, lamë hapësirë për kundërsulme. Me top, loja ishte e mirë, por pa top i dhamë shumë hapësirë kundërshtarit. Dy golat e parë i shënuan pas dy rasteve.

 

Skuadra luajti mirë në mbrojtje. Është e pashpjegueshme ajo që na ka munguar. Na mungonte agresiviteti në ndërhyrje u lamë shumë hapësirë të lirë. Natyrisht, kemi shumë dhimbje. Tani duhet të ngrihemi sa më shpejt”, tha mes tjerash Ançeloti, për mediat pas ndeshjes. /abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button