Ançeloti: Fitorja e merituar, morëm një avantazh të vogël

Mançester Siti-Real Madridi ishte padyshim ndeshja më e pritur në mesin e ndeshjeve të para të play-off-it të Ligës së Kampionëbve. Ishte një ndeshje emocionuese, me rezultat që ndryshonte vazhdimisht nga njëra anë në tjetrën, derisa goli I Xhud Belingamit heshti tifozët e “qytetërëve” dhe shqetësoi Pep Guardiolën.

Karlo Ançelotti fitoi në “Etihad Stadium” me një fitore befasuese dhe me rezultatin përfundimtar 3-2, por kualifikimi për në 1/8 mbetet ende për t’u fituar dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në “Bernabeu”.

“Jam i qetë dhe i lumtur, padyshim. Ne dalim mirë në ndeshjen e parë të raundit eliminator, kaluam një epërsi të vogël dhe duhet të shkojmë në ndeshjen e kthimit me besim. Ndeshja shkoi mirë, ishte një lojë e kompletuar në të gjitha aspektet. Ne u mbrojtëm mirë, të gjithë punuan, ishim efektivë përpara, patëm shumë mundësi shenimi.”

 

Mungesa e cinizmit

 

“Fitorja është e merituar. Ne ishim shumë të rrezikshëm në sulm, katërshja e përparme ishin shumë efektive. Mund të ishim më të saktë, por ata krijuan shanset me lëvizshmërinë dhe cilësinë e tyre. Unë nuk i kritikoj asgjë kësaj ndeshjeje dhe nuk vendos asnje por per te gjetur gjera te tjera”.

 

Ndeshja e kthimit në Madrid

 

“Nuk do të ndryshojë ideja e tyre se si u përgatitën për këtë ndeshje dhe nuk do të ndryshojë ideja jonë. Dua të nënvizoj se ne u mbrojtëm mirë, na lënduan ato pak herë që na kapi nxitimi për të ushtruar presion”.

LEXO EDHE:

Back to top button