Ançeloti: Ka lojtarë që vrapojnë dhe të tjerë që bëjnë diferencën

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, e ka të qartë dhe nuk ka ngurruar ta theksojë se cilido qoftë rezultati i sotëm, çështja e kualifikimit në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve do të vendoset në ndeshjen e kthimit në “Metropolitano”.
Sepse italiani i Realit nuk beson se skuadra e tij mund të fitojë 3, 4 apo 5-0 ndaj rivalëve të qytetit.
“Jo, sepse nuk e kemi menduar… është e pamundur. Do të jetë një duel shumë i fortë dhe do të vendoset nga ato që ne i quajmë gjëra të vogla. Nuk mund të mendojmë të marrim një epërsi të madhe në Bernabeu”, tha italiani.
“Në kohën time kishte lojtarë që ishin më të fokusuar te cilësia dhe ata që kanë më s duhet të bëjnë më shumë sakrifica. Ka dy lloje lojtarësh: ata që vrapojnë dhe ata që bëjnë diferencën. Ose vraponi ose bëni diferencën. Nuk mund të jeni në mes. Ne kemi kujtime të bukura nga ndeshja në ‘Bernabeu’ kundër Mançester Sitit. Ishte një mbrëmje e veçantë dhe ne duam ta përsërisim këtë lloj ndeshjeje. Na mungonte qëndrimi kundër Betisit dhe shpresojmë se ishte një rast i izoluar,” tha Ançeloti.
“Derbi është gjithmonë i njëjtë: një ndeshje e veçantë përsa i përket emocioneve dhe presionit që keni para një ndeshjeje të tillë. Ata janë të barabartë dhe konkurrues dhe kjo ndeshje nuk do të bëjë përjashtim. Atletiko po bën një sezon shumë të mirë. Në derbin e fundit, ne luajtëm shumë keq në pjesën e parë dhe shumë mirë në të dytën. Duhet të mendojmë të luajmë siç bëmë në pjesën e dytë dhe të mos luajmë shumë si në pjesën e parë,” tha në fund trajneri italian.