Ançeloti: Luajmë në shtëpi dhe duhet të përfitojmë nga kjo

Tekniku i “Galaktikëve”, të Real Madrid, Karlo Ançeloti ka folur fillimisht për formën aktuale, të kundërshtarëve të tij, për të tretin sezon radhasi, “qytetarët” e Man. Sitit, ku u shpreh se pavarësisht gabimeve në ndeshjet e fundit, Pep Guardiola di ta organizojë mirë mbrojtjen.

“Guardiola di si ta menaxhojë situatën e mbrojtjes së tij. Gabimet e fundit në mbrojtje nuk do të ndikojnë tek ata. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, ne luajmë në shtëpi dhe duhet të përfitojmë nga kjo. Nuk e kam zbuluar formacionin për lojtarët akoma, kam vetëm një dyshim ”, u shpreh fillimisht tekniku spanjoll.

Më tej, gjatë konferencës për shtyp, kreu i stolit të “Los Blankos” theksoi ndryshimet e skuadrës së tij edicionin e shkuar në Ligwn e Kampionwve dhe këtë sezon dhe u shpreh se vjet sulmi kishte si referencë vetëm një lojtarë, “veteranin” francez, Karim Benzema, ndërsa tani me Vinicius Junior, Rodrigo e Belingam ka mundësi alternimi.

“Ne kemi karakteristika të ndryshme në fazën e posedimit, vitin e kaluar luajtëm me një referencë në sulm, siç ishte Benzema, ndërsa këtë vit nuk e kemi më. Tani në sulm kemi disa mundësi alternimi. Jam shumë i nervozuar përpara ndeshjes pasi, fitorja nuk është lumturi, është në fakt një lehtësim sepse vetëm ashtu ditët në vijim janë më të qeta”, deklaroi Ançeloti.

LEXO EDHE:

Back to top button