Ançeloti: Ne luftojmë deri në fund në çdo garë

Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti ka folur në konferencë për media para duelit ndaj Viljarrealit në “Kopa del Rej”. Ai e cilësoi këtë takim si një mundësi të mirë për ta kaluar periudhën e vështirë në për të cilën po kalojnë.

“Ndeshja është një mundësi e shkëlqyer për ne për të kapërcyer një periudhë të vështirë. Ka shpesh momente të tilla gjatë sezonit. Është një lojë e vështirë dhe e ndërlikuar, por ne kemi urinë dhe motivimin për të dalë nga kjo situatë. Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të sigurt. Është një sezon i gjatë dhe ne do të luftojmë deri në fund në çdo garë”, tha Ançeloti.

Tutje, trajneri italian tregoi se edhe Kurtua edhe Benzema do të luajnë në ndeshjen e sontme./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button