Ançeloti nuk ka dyshim se kush do të fitojë “Topin e Artë”

Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançelotti nuk ka të ndalur lëvdatat për yllin e skuadrës së tij, Vinicius Jr. Dhe mbrëmë e dëshmoi atë, pasi që braziliani shënoi një hattrick ndaj nënkampionit të Evropës, Borussia Dortmundit. Italiani u shpreh po ashtu se sulmuesi brazilian pritet të fitojë “Topin e artë”.

“Vinicius Jr do ta fitojë ‘Topin e artë’, për mendimin tim. Ai do të marrë çmimin. Nuk bëhet fjalë për sonte… është ajo që ai bëri sezonin e kaluar. Hat-triku i sontshëm mund të ndihmojë rastin e tij për ‘Topin e artë’ të radhës!”- u shpreh Ançeloti.

Kujtojmë se mbrëmë Real Madridi mposhti Borusia Dortmundin në “Santiago Bernabeu” me rezultat të thellë 5-2, me golat e shënuar nga Vinicius (3), Lukas Vazkez dhe Rudiger, ndërsa Gittens dhe Malen shënuan për Dortmundin./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button